Bombë dyshe në Damask, të paktën 40 të vdekur
Sipas Ministrisë së Jashtme të Irakut, shpërthimet dyshe të ndodhura disa orë më parë në Damask, Siri, lanë të vdekur të paktën 40 pelegrinë irakianë dhe më shumë se 120 të plagosur.
Shpërthimet ndodhën në varrezat e Bab al-Saghir në kryeqytetin sirian.
Ahmed Jamal zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Irakut, tha në një deklaratë se atentatorët përdorën pajisje plasëse të improvizuara.
Sipas ministrisë, pelegrinët ipo shkonin të vizitonin “faltoret”.
Bab al-Saghir është një varrezë e shenjtë ku janë varrosur pasardhësit dhe shokët e Profetit Muhamed.
Ajo gjendet në pjesën jugore të qytetit të vjetër në Damask dhe është një nga varrezat më të mëdha dhe e më të vjetra të Sirisë, që shpesh janë sulmuar nga ISIS.
Siria 6 vitet e fundit është përfshirë në një konflikt civil midis sekteve Shiite dhe Sunni./tvklan.al