Bombë në mes të lokalit, dhjetëra të plagosur në Turqi
Me dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur këtë të martë pas shpërthimit të një bombe në një lokal të populluar në Turqi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 me orën lokale në qytetin e Gaziantep, në jug të vendit dhe sipas raportimeve të para dyshohet se lokali u sulmua me një granatë dore.
Ndërsa dëshmitarë thanë se në vendin e ngjarjes u pa të shpërthente edhe një çantë.
Deri më tani nuk raportohet për viktima ndërsa zyrtarët turq thanë se policia ka nisur një operacion të gjerë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sulmi ndodhi në një zonë të mbipopulluar.
Kjo ngjarje vjen vetëm pak muaj pas sulmeve me bombe të ndodhura në Gusht dhe në Maj, po në qytetin e Gaziantep, ku u vranë rreth 100 persona. Këto sulme u morën përsipër nga Shteti Islamik./tvklan.al