Bonino në Tiranë – (3 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shqipëria rrezikon krizë humanitare. Ky është alarmi i lëshuar nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar në takimet me komisioneren e lartë europiane për refugjatët Ema Bonino dhe sekretarin e shtetit gjerman Ver Hugen. Është e domosdoshme ndihma e bashkësisë ndërkombëtare në këto momente në pritjen e një pjese të refugjatëve theksoi presidenti Mejdani pasi tragjedia e Kosovës do të kishte përmasa të pallogaritshme.
Kryeministri shqiptar u shpreh optimist për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë duke këmbngulur në ndërhyrjen e trupae të Natos në Kosovë. Majko tha se ardhja e refugjatëve është shprehje e strategjisë së Millosheviçit për destabilizimin e shqipërisë. Qeveria shqiptare theksoi kryeministri Majko po përgatitet për të pritur rreth 200 mijë të ardhur nga Kosova ndaj duhet ndihma e komunitetit ndërkombëtar për të shpëtuar nga një katastrofë humanitare.
Në konferencën për shtyp komisioneria europiane prë refugjatët Bonino u shpreh se Kosova është një tjetër turp që të kujton Bosnjen. Bashkimi Europian do të jap 12 milion dollarë, ndërkohë që qeveria gjermane do të jamë 25 milion marka ndihmë për refugjatët kosovarë. Bonino dhe Ver Hugen theksuan se refugjatët e luftës duhet të qëndrojnë në vendet ku janë zhvendosur për tu rikthyer në Kosovë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame