Borë dhe ngrica në rrugët e veriut
ARRSH: Akset kombëtare, të qarkullueshme
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës së kaluar problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë.
Në segmentin Kuben – Vasije ka pasur reshje bore 4-5 cm e shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.
Gjithsesi qarkullimi vijon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e rajonit verior.
Në jug temperatura ka zbritur deri në minus 7 gradë celsius në disa zona, si Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur edhe erë të fortë.
ARRSH thotë se vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull.
Tv Klan