Boris Johnson: Të turpshme pamjet e pushtimit të Kongresit Amerikan
Futjen e protestuesve pro-Trump brenda Kongresit amerikan, Kryeministri britanik Boris Johnson e ka konsideruar një pamje “të turpshme”.
“Shtetet e Bashkuara shquhen për demokracinë në të gjithë botën dhe tani është e rëndësishme që të ketë një tranzicion të qetë dhe të rregullt të pushtetit”, ka shkruar në Twitter Boris Johnson.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stolntenber ka reaguar për këto ngjarje dhe bëri thirrje që rezultati i zgjedhjeve duhet të respektohet.
Ndërkohë, ish-Kryeministri izraelit Ehud Barak i ka konsideruar ngjarjet “përpjekje për grusht shteti nga një turmë e nxitur nga Presidenti i mundur”, duke iu referuar Donald Trumpit. /tvklan.al