“Borxhet”, Ahmetaj tregon se si do të bëhet amnistia për bizneset


“Borxhet”, Ahmetaj tregon se si do të bëhet amnistia për bizneset

15:21 18/07/2016

Gjatë një përmbledhje për treguesit ekonomik të 6-mujorit të parë të vitit, ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka sqaruar se si do të bëhet amnistia për borxhet, që bizneset kanë në tatime dhe dogana.

Falje do të ketë për ato detyrime që përfshijnë periudhën 31 dhjetor 2011, duke zbritur deri në vitin 2008.

Ahmetaj foli edhe për një nga kushtet e marrëveshjes me FMN-në, për mos  krijimin e borxheve të reja. Ai tha se nuk do të lejojë asnjë institucion të krijoje borxhe të reja.

Ministria e Financave  parashikon se rritja ekonomike për vitin 2016 do të jetë më e lartë se 3.4%, ndërsa në 2017-ten 4%. /TV KLAN

 

 






Të ngjashme