Boshatiset Kampi i Pishinave (27 Qershor 1999)
Kosovarët largohen përpara afatit të premtuar nga UNHCR, e cila do të bëjë transportimin e tyre të organizuar. Tre muaj më parë Pishinat ishin të mbushura me refugjatë kosovarë ndërsa sot ekziston kjo boshatisje. Kjo hapësirë ka përballuar krizën më të madhe humanitare. Mbi tre mijë kosovarë këtu gjetën shpëtimin dhe një çadër strehuese. Refugjatët kanë kaluar gati 3 muaj në Shqipëri në pritje të paqes së shumëkërkuar. Tashmë kjo zonë është e boshatisur./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti