Boshnjakët: Me Shqipërinë është provë e rëndësishme
Bosnje Hercegovina pret një kundërshtar të fortë mbrëmjen e së martës në Elbasan. Trajneri i skuadrës, Mehmed Bazdarevic e cilësin të rëndësishme përballjen si jë mënyrë për të parë gjendjen ekipit, pasi Gjibraltari ekipi të cilin e mundi 5 – 0 në kualifikueset e botërorit ishte i një niveli të dobët.
Mehmed Bazdarevic (Trajner i Bosnje Hercegovinës)
Ne presim të luajmë ndaj një rivali me cilësi, një kundërshtar i fortë. Kjo sfidë është rëndësishme për të ardhmen dhe si miqësore nuk vlen shumë si rezultat
.
Përballja me Shqipërinë mund të jetë një tjetër mundësi për mbrojtësin e Sampdoria, Daniel Pavlovic.
Daniel Pavlovic (Futbollist i Bosnje Hercegovinës)
Shqipëria ka një ekip të mirë dhe këtë mund ta quajmë një test të vërtetë për ne.
Trajneri Bazdarevic nuk mori për këtë takim mesfushorin e Juventus, Miralem Pjanic, por ka qëndruar në grup sulmuesi i Roma, Edin Dzeko.
Tv Klan