Bota, arrestohet Taliç, samiti Rusi-Kinë, Timori Lindor – (26 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Arrestohet në Vjen një nga krerët e shtetit Serb Momoir Taliç i akuzuar për krime kundër njerëzimit. Ka qenë Luiz Arbor ish-numri një i Gjykatës së Hagës, e cila në 12 Marsin e kaluar e ka akuzuar Momir Taliç për krime ndaj njerëzimit. Emri i tij figuron si bashkëpuntor i Radko Mlladiç, i kërkuar nga Interpoli. Por Mimir Taliç ka qenë në listat e rezervuara për lehtësi arresti.
Rusia dhe Kina s’kanë harruar sot të demostrojnë se janë miq të vjetër. Liderët e dy vendeve janë takuar në prag të një samiti të përbashkët simbolik ku do të diskutohet për forcimin e embargos së armëve dhe drogës. Në këtë samit do të marrin pjesë Kazakistani dhe Taxhikistani. Ndërkohë që Rusia po kalon konfliktin më të ashpër me Dagestanin.
Timori Lindor vendos të hënën për autonominë ose pavarësinë e saj. Në 23 vitet e fundit, ka qenë manifestimi i sotëm më i madhi i njerëzve që kërkojnë pavarësinë e vendit të tyre. Lideri i krahut politik që kërkon pavarësi ka premtuar se në qoftë se fitojnë ata do të lirojnë gjithë të burgosurit, politik në vend./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori