Bota, Bill Klinton në Vietnam, Fidel Kastro në Panama – (18 Nëntor 2000)


Bota, Bill Klinton në Vietnam, Fidel Kastro në Panama – (18 Nëntor 2000)

17:09 18/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në ditën e dytë të vizitës në Vietnam, presidenti amerikan Bill Klinton është përqendruar në zhvillimin e tregtisë mes dy vendeve. Gjatë takimeve që ka pasur me punëtorë dhe përfaqësues të biznesit në Vietnam, Klinton tha: “Dikur takoheshin si kundërshtarë, tani punojmë si partner. Me anë të kësaj pune dhe bashkëpunimi, ne do të mund të transmetojmë edhe tek fëmijët tanë të vërtetën e luftës në Vietnam”.

Presidenti kuban Fidel Kastro, ka akuzuar se terrorist të armatosur nga anti-komunistët kubano-amerikan, gjenden në Panama me mision për të vrarë atë gjatë qëndrimit në samitin Ibero-Amerikan. Kastro, i cili mbërriti në Panama mbrëmë vonë, e bëri këtë akuzë nëpërmjet një njoftimi, dërguar mediave të huaja në Havana. Qeveria panameze ka thënë, se nuk ka dijeni rreth një komploti për vrasjen e presidentit kuban Fidel Kastro, në samitin Ibero-Amerikan, në Panama./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme