Bota, Izrael vdes Leha Rabin, aksidenti në tunelin e Kaprunit – (15 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Izraeli ka dhënë sot përshëndetjen e fundit të Leha Rabin, gruaja e ish-kryeministrit izraelit Jak Rabin. 72-vjeçarja Leha Rabin, vdiq pas një sëmundje të gjatë. I shoqi i saj Jak Rabin, njihej si një prej promotorëve kryesor, të paqes mes Izraelit dhe Paletinës, e për këtë ka marrë dhe çmimin Nobel për paqen.
Në ceremoninë mortore të Leha Rabin, ka qenë kryeministri izraelit Ehud Barak, first lady amerikan Hilary Clinton, mediatori i paqes në Lindjen e Mesme, Denis Rose, si dhe ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov. Lideri palestinez Arafat, nuk ka marrë pjesë në ceremoni, si shenjë proteste ndaj dhunës më të fundit në territoret e pushtuara, por ai ka nisur një telegram ngushëllimi familjes Rabin.
Aksidenti në tunelin e Kaprunit, ditë më parë, ku vdiqën 107 persona, si pasojë e zjarrit që morën dy vagonët e trenit, i cili transportonte pushues në një pikë alpine, ka tronditur gjithë sezonin turistik të skive. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave të mbetur nga vdekja e 170 personave në tunelin Kaprun të Austrisë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori