Bota, masakra Denver, Telekomi Italian, RAI SAT – (22 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Amerika është ende e tronditur nga masakra e Denverit. Pamjet e shtypit amerikanë i lanë pamjet nga masakrat e Kosovës dhe u mbushën me pamjet e masakrës së Little Tony në Colorado. Për pyetjet më të mëdha vertiten rreth dy autorëve të masakrës, Erik Haris dhe Dilan Klebol që për opinionin kanë qenë dy djem e studentë të zakonshëm.
Mania e tyre ka qenë tërheqja nga një rrymë horrori shumë e afërt me idetë naziste. Për ne tha Klinton në fjalën e tij dje, e rëndësishme është familja e cila duhet t’i edukoje fëmijët që te ruajnë dhe të mposhtin pasionin për ide të ndryshme. Për të merkatot e armeve dhe ideologjitë nuk kanë pse preken.
Telekomi Italian mund të bashkëpunojë me Telekomin Gjerman megjithse ka një sërë kushtesh për të plotësuar. Situatën e krijuar që prej dy ditësh e ka zhbllokuar një letër e shefit të financave gjermane, nisur drejtorit të thesarit Italian. Ofertat që mund të vijnë nga firma dhe shoqeri të ndryshme për privatizimin e Telekomit të dy vendeve do të shqyrtohen nga instancat dhe këshillat përkatës.
RAI nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me TELE PIU. Programet që do të transmetohen janë përgatitur tashmë në studiot e RAI. Do të jetë RAI SAT i cili do mundësojë hyrjen ekskluzive në Satelit të këtij bashkëpunimi. Për Presidentin e RAI një hap i tillë është progres./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori