Bota para krizave
Në vitin 2050, parashikohet që rreth 2.4 miliardë persona do të zhvendosen nga zonat rurale drejt qyteteve. Si rrjedhojë, nevoja e burimeve natyrore pritet të rritet me 125 % çka do të sjellë pasojë dramatike mbi ambientin. Për këtë është e nevojshme të bëhen projekte të mirëmenduara për ndërtimin e zonave urbane.
Alarmi mbi nevojën e ndërgjegjësimit për shfrytëzimin e lëndëve të para në mënyrë të ekzagjeruar e japin ekspertët e mjedisit në OKB. Sipas analizave të bëra, në vitin 2050 rreth 66% e popullsisë botërore do të jetojë në qytet, ndërkohë që sot kjo shifër është 54 përqind.
Pikërisht për këtë arsye duhen strategji efikase për ndërtimin e qyteteve të reja apo në zgjerimin e atyre ekzistuese, të cilat duhet të garantojnë jetë të shëndetshme për banorët. Analistët thonë se rreziku qëndron tek konsumi i tepruar i lëndëve të para, shumë më tepër sesa planeti është në gjendje të na japë, duke e sforcuar tej mase me pasoja ne bujqësi, energji, industri e transport.
Klan Plus