Bota, Timori Lindor, Irlanda Veriut, India – (5 Shtator 1999)


Bota, Timori Lindor, Irlanda Veriut, India – (5 Shtator 1999)

10:44 05/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vazhdon dhuna në Timorin Lindor pas referendumit që sanksionoj fitoren e pavarësisë. Në 24 orëve të fundit gjatë përleshjeve mes popullsisë dhe policisë pro indoneziane kanë gjetur vdekjen 25 vetë. Ndërsa janë mbi 25 mijë të tjerë që po largohen në vende më të sigurta për ti shpëtuar dhunës. OKB ndërkohë po shqyrton një propozim të fundit të qeverisë Australiane, e cila vë në dispozicion trupat e saj ushtarake për një mision paqeruajtës në Timorin Lindor.

Në Irlandën e Veriut nesër rifillon raundi i ri i bisedimeve për krijimin e Qeverisë. Atmosfera e besimit reciprok e cila çoi në ’98 në nëshkrimin e marrëveshjes së paqes nuk ekziston më. Megjithatë lideri unionist Davide Trimble dhe ai republikan Xherri Adams kanë deklaruar se nuk do ti bojkotojnë bisedimet e nesërme. Bisedimet do të zhvillohen në kryeqytetin e Irlandës në Belfast nën ndërmjetësinë e ish-kongresmenit amerikan Xhorxh Micell.

Indianët përsëri i drejtohen kutive të votimit. Populli indian do të ripërtërijë Dhomën e Ulët të Parlamentit të vet. Sipas burimeve nga India janë rreth 600 milion votues që do të ushtrojnë të drejtën e tyre. Kanë votuar dhe banorë të Kashmirit Indian shumica e të cilëve janë mysliman dhe me ndjenja të forta separatiste. Ndërsa në kryeqytetin Nju Dehli kanë votuar Sonja Gandi për ta rikthyer në pushtet monopolin e familjes së saj Partinë e Kongresit dhe Kryeministri aktual Atal Beari./tvklan.al







Të ngjashme