Botërori 2018, Nigeria me ekipin më të ri


Botërori 2018, Nigeria me ekipin më të ri

17:48 28/11/2017

Nigeria do të përfaqësohet me ekipin më të ri në finalet e Botërorit 2018. Skuadra e njohur afrikane ka në përbërje lojtarë të cilët kanë një moshë mesatare 24.9 vjeç.

Një grup të rinjsh luajnë edhe për Gjermaninë e Anglinë. Të dhëna të tilla dalin nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve në Sport. Skuadrat me lojtarët më të moshuar janë debutuesit në këtë turne Panamaja dhe Islanda, mesatarisht mbi 29 vjeç.

Ekipe të ndryshëm, mënyra të ndryshme loje. Disa nga përfaqësueset Europiane si Serbia, Suedia dhe Islanda e mbështesin lojën e  tyre te lojtarë të gjatë mesatarisht 1 metër e 85 centimetra. Më të shkurtër se 1 metër e 80 centimetra janë ata të Perusë, Uruguait, Argjentinës apo edhe të Spanjës.

Me hapjen e futbollit dhe transferimin e futbollistëve shikohet se 64.6% e futbollistëve luajnë në kampionate të huaj, madje ata kroatë, suedezë dhe islandezë nuk angazhohen në asnjë ekip vendas. Nga kampionati lokal vijnë futbollistët e Anglisë dhe Arabisë Saudite.

Tv Klan

 






Të ngjashme