Botërori 2018, Portugalia humbet në Zvicër
Portugalia bie në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2018.
Skuadra kampione e Europës u mund nga Zvicra me rezultatin 2 – 0 në takimin e vlefshëm për Grupin B, i luajtur mbëmjen e së martës në Bazel.
Golat u shënuan nga Embolo e Mehmedi në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit përpjekjet e portugezëve nuk ndryshuan rezultatin. Portugalia ishte pa Cristiano Ronaldo, i cili po riaftësohet nga dëmtimi i pësuar në finalen e Euro 2016.
Hollanda u largua me 1 pikë nga Solna pas barazimit 1 – 1 me Suedinë. Fillimisht shënuan vendasit me Berg në fundin e pjesës së parë. Kapiteni Sneijder shpëtoi hollandezët nga humbja me golin e realizuar në minutën e 67’.
Pa gola u mbyll takimi Bjellorusi – Francë. Ndeshjet e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2018 do të zhvillohen në fillim të muajit të ardhshëm.
Tv Klan