Botërori i klubeve, Real Madrid në finale
Real Madrid – Kashima Antlers do të jetë finalja e botërorit të klubeve. Në stadiumin Yokohama, spanjollët fituan 2-0 ndaj Club Amerika të Meksikës me gola të shënuar në fund të të dy pjesëve. Pasi kishte kaluar 1 minutë shtesë në 45-minutëshin e parë Benzema e konvertoi në gol asistin e Toni Kroos.
Reali bëri presion ndaj meksikanëve, megjithatë ishin pranë golit në minutën e 37 me William Da Silva, por ndërhyrja e portierit të real e çoi topin në korne.
Në pjesën e dytë Reali kurseu energjitë duke u përqendruar më shumë tek administrimi i lojës nëpërmjet qarkullimit të topit.
Fituesi i Topit të Artë gjithsesi nuk kishte hequr dorë dhe në fund të takimit, në kufirin e pozicionit jashtë loje, mori një pasim nga James Rodrigues duke vendosur që ekipi tij të shkojë i qetë drejt finales me kashima. Edhe për këtë gol arbitrat në fushë kishin nevojë për ndihmën e Video Assistant Referee për të qartësuar pozicionin e Ronaldos.
Takimi final do të luhet të dielën po në stadiumin Yokohama.
Tv Klan