Botërori i rrjeteve sociale, çfarë ndodhi jashtë fushave
Botërori nuk pati fitues vetëm nga ana sportive. Rrjetet sociale, interneti në përgjithësi është një prej fituesve të tjerë. U shpërnda me shpejtësi marramendëse kënga e tifozëve anglezë: “Football is coming home again.”
U këndua në sheshe e rrugë, u këndua edhe në stadium. E më pas, u shfaq ironia e anglezëve. Në një stacion treni në Nottingham, tabela që duhet të tregojë oraret e mbërritjes, duke iu referuar kupës së botës thotë se ajo vonohet, por pritet në 2022. Një modë e re festimi erdhi pikërisht nga Anglia. Hedhja në ajër e gotave të birrës në rast goli. Botërori i Rusisë do të mbahet mend edhe për simulimet e Neymar. E gjithë bota u tall me të. Për tu ironizuar ishte edhe Diego Maradona. Japonezët dhanë një shembull të jashtëzakonshëm qytetarie kur pastruan shkallët e stadiumit. Ndërsa shembulli që futbolli bashkon erdhi nga meksikanët që shpallën vëllazërinë me Koreanët sepse këta të fundit skualifikuan Gjermaninë. Mund të thuhet pa frikë që ky i Rusisë ishte botërori më i bukur i të gjitha kohërave. Tv Klan