Botërori me 48 ekipe?
Pasi sugjeroi që të rrisnin numrin e përfaqësueseve pjesëmarrëse në finalet e botërorit në 40, kreu i FIFA-s, Gianni Infantino bëri një tjetër propozim.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Infantino mendon që ta çojë në nga 32 në 48 numrin e ekipeve në finalet e Kupës së Botës.
Propozimi u bë gjatë një vizite të shefit të futbollit botëror në Bogota. “Është vetëm një propozim, pasi me më shumë skuadra do të kishte më tepër vende të lumtura” – citohet Infantino.
Ideja është që 16 ekipe të kalojnë direkt në finale dhe 32 të tjerë ta sigurojnë duke kaluar nga faza play off.
Ky propozim pritet të diskutohet në këshillin e FIFA-s, javën e ardhshme në Zyrih. Vendimi përfundimtar duhet të merret brenda 2017 dhe bëhet fjalë për turneun e vitit 2026. Një vendim i tillë do të përfshinte në fazën finale çerekun e federatave anëtare./ TV KLAN