Botërori, pa dy më të mirët e futbollit


Botërori, pa dy më të mirët e futbollit

15:00 01/07/2018

Në ditën kur të gjithë prisin shumë nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ata u larguan nga Kupa e Botës duke zhgënjyer jo vetëm tifozët e Portugalisë dhe Argjentinës. Lojtarët që zotërojnë futbollin në dekandën e fundit nuk arritën edhe kësaj here të triumfojnë në Botëror me përfaqësueset.

Të dy nuk arritën të shënonin ashtu si në finalet e tjera ku kanë luajtur, prej 2006. Messi nuk ndaloi fare për t’iu përgjigjur gazetarëve, ndërsa Ronaldo iu shmang pyetjes kryesore a do të jetë më pjesë Portgualisë.

“Nuk është momenti të flasim për të ardhmen e trajnerit dhe lojtarëve. Për diçka jam i sigurtë, që për mua kjo përfaqësuese do të vazhdojë të jetë një nga më të mirat në botë, me futbollistë të mëdhenj dhe një grup fantastik”.

Vetë trajneri i Portugalisë, Fernando Santos që 2 vite më parë shpalli ekipin kampion të Europës, shpreson që Cristiano Ronaldo të vijojë me përfaqësueses, pasi ka shumë për t’i dhënë ekipit. Por Diego Armando Maradona tha se Argjentina pa Lionel Messi është një tjetër ekip dhe se lojtarët e Francës arritën ta bllokonin atë. Pyetja më e madhe është, në 2022 Messi do të jetë 35 vjeç, ndërsa Ronaldo 37. A do të jenë në Kombëtare që të bëjnë mrekullinë?






Të ngjashme