Botimet e reja në libraritë e kryeqytetit – (17 Mars 2001)


Botimet e reja në libraritë e kryeqytetit – (17 Mars 2001)

13:29 17/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në librari të ndryshme, kanë qenë të shumtë librat e autorëve të ndryshëm që kanë dalë në shitje këtë javë. Kështu lexuesit shqiptarë këtë herë kanë mundësi të gjejnë në treg këta libra të rinj. Libri “Divorci”, nga autorët Hamid Beqja dhe Lekë Sokoli. Libri “Si ta përballojmë stresin”, një libër nga Dr. Peter Tyrer.

Përsa i përket romaneve, ata kanë qenë të paktë këtë javë. Në shitje ka dalë vetëm romani i autorit Eksuperi, i titulluar “Toka e Njerëzve”. Gjithashtu këtë javë kanë dalë dy libra me studime letrare, “Leksione xhepi për gjuhën”, nga Kristina Jorgaqi dhe libri i titulluar “Naimit”, një libër me përmbledhje nga autorët shqiptarë kushtuar Naim Frashrit.

Ndërsa të pasionuarit pas poezisë, kanë mundësinë të kenë tre libra të rinj të titulluar “Vjeshtë njerëzore” nga Izet Shehu, “Nuk jam Bërnsi” nga Agim Deliu, “Infinit” nga Gjek Martinaj./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme