Botimet e reja në libraritë e Tiranës – (17 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo javë ka sjellë në raftet e librarive, mjaft libra të rinj që i ofrohen lexuesit shqiptar. Këto libra janë studime të ndryshme, romane me autorë shqiptarë e të huaj, libra për fëmijë etj. Kështu nga librat me karakter historik, kanë dalë në treg “Libër për vetëmohimin”, nga Adem Demaçi dhe libri “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”.
Librat me karakter filozofik, kësaj jave kanë qenë, “Të kesh apo të jesh”, nga Erich From, “Erakliti i proverbave të urtësisë kozmike”, nga Spiro Duka. Nuk kanë munguar dhe romanet këtë javë, të cilët janë “Çuka e shtegtarit” nga Petro Marko dhe “Shpirti i gruas” nga Gina Lombroso, si dhe ribotimi i shkrimtares Helena Kadare, “Një grua nga Tirana”./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora