Botimet e reja në libraritë e Tiranës – (20 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në libraritë e ndryshme në Tiranë, librat të dalë në treg gjatë javës kanë qenë të shumtë. Vihet re gjithashtu se shumica e botimeve janë përkthime nga autorë të huaj. Kështu një nga librat e rinj të dalë kësaj jave është edhe romani i Stefan Cvajg, “Mari Antonieta”, i përkthyer nga Ali Hashorva. Ky roman është edhe libri më i kërkuar për momentin nga lexuesit. Ndërsa librat me autor shqiptar të botuar këtë javë kanë qenë, “Lirika” nga Jorgo Bllaci dhe libri i Nasho Jorgaqit, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora