Botimet e reja për këtë javë në libraritë e Tiranës – (31 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Duket se java që po mbyllet ka sjellë mjaft libra të rinj në libraritë e kryeqytetit. Ndër botimet e reja vlejnë të përmenden romani “I mbyturi” nga Markez, “Kështu foli Monaliza” dhe “Buzët e thyera të Meduzës” romane nga Moikom Zeqo, për të vijuar më pas në librin me titull “Një emër në katër rrugë” nga Petro Marko dhe “Sekretet e mendjes” përkthyer nga Genci Muçollari.
Kanë dalë gjithashtu në shitje këtë javë edhe libra të ndryshëm me studime filozofike dhe historike, ku mund të përmendim “Tjetërsim i Shtetit” nga Trim Gjata. “Shqipëria demokraci ne deficit”, libër me studime nga autori Albert Gajo dhe “Ringjallje” me autor Uran Butka. Të gjithë të pasionuarit pas poezisë, tani mund të gjejnë në treg “Antologjia e poezisë bashkëkohore arbëreshe”, si dhe “Balada me poezi” nga Dhori Qirjazi./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora