16:02 29/04/2014Pas bllokimit të buxhetit, Bashkia e Tiranës thotë se vetë Rama paralajmëroi bllokimin e planit urbanistik me deklaratën e tij se qeveria nuk do të njohë asnjë plan rregullues të bashkive dhe komunave pa përfunduar procesi i legalizimit të zonave informale. Por Bashkia sqaron se plani nuk përjashton nga legalizimi asnjë ndërtesë.Sa i takon problemit të hipotekave, nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo fajësoi sërish kreun e qeverisë për kaosin e krijuar në 11 vjet në krye të Bashkisë Tiranë.Bashkia bëri me dije se vetëm në 2 vjet e gjysmë, janë pajisur me leje përdorimi 180 objekte me përfitues 38 mijë qytetarë të Tiranës. Janë në përfundim të procesit edhe 60 objekte të tjera, të ndërtuara në shkelje të lejes së ndërtimit, me përfitues afro 12 mijë qytetarë të Tiranës. Për 130 objekte, ku ndërtuesit nuk marrin përsipër përgjegjësitë e tyre financiare, Bashkia ka aplikuar listën e zezë.