Brad Pitt shijon pushimet me modelen 27-vjeçare
Duket se deklaratat e Angelina Jolie, Brad Pitt nuk i paskan hyrë në punë fare. Shtyrja e divorcit madje i ka vlejtur edhe më shumë aktorit që të bëjë njohje të reja.
Sipas The Sun, Pitt është parë në aeroportin e Parisit nën shoqërinë e një vajze e cila ka një ngjashmëri shumë të madhe me Jolie dhe me modelen e famshme Irina Shayk.
Modelja 27-vjeçare e quajtur Nicole Poturalski dhe Brad po shkonin në jug të Francës në rezidencën luksoze që ka aktori.
Ende mbetet e paqartë nëse aktori e ka thjesht një flirt të momentin apo i ka dhënë fund me të vërtetë raportit me Jolie.
Një muaj më parë, mediat rozë aluduan për një rikthim të mundshëm me ish-gruan Jennifer Aniston. Burime për Us Weekly, bëjnë me dije se Brad dhe Aniston vendosën që ta lënë pas të shkuarën dhe të ecin para, pa menduar se si njëherë e një kohë aktori e la për Angelina Jolie.
Së fundmi, divorci mes Brad dhe Jolie është shtyrë për një periudhë të pacaktuar për shkak se kjo e fundit kërkon që ndarja të mos ndikojë tek fëmijët.
Për Jolie, marrëdhënia me Brad është një raport dashuri-urrejte edhe pse më herët ajo ka deklaruar se ndarja erdhi për të mbajtur një familje të shëndetshme.
Klan Plus