Braho dhe Memia intervistë për vizitën e Finit në Shqipëri (29 Janar 1999)
Flet Spartak Braho dhe Shaban Memia për vizitën e Finit në Shqipëri.
Spartak Braho: “Unë e vlerësoj dhe e çmoj Finin si politikan të opozitës italiane, por vetëm kaq. Është një nga drejtuesit aktual të opozitës italiane, drejton një parti me një bekgraund negativ, rrjedh nga parti fashiste. Kështu që nuk do t’i jepja shumë rëndësi as vizitës së Finit dhe as deklaratave të tija. Bile po të kisha patur mundësi dhe të kisha kontaktuar me Finin mund t’i thosha dhe unë Finit për nja dhjetë politikanë italianë që merren me trafik të paligjshëm ose me mafiozllëqe të tjera. Ato që ka deklaruar Fini janë deklaratat e Berishës në gojën e Finit.”
Shaban Memia: “Deklaratat e papërgjegjshme që ka bërë Gjinushi, Ceka, Ministri i Rendit dhe në lidhje me këtë pakt të propozuar dhe me vizitën dhe deklaratën e fundit të një politikani në zë siç është Xhanfranko Fini, të sulmosh një vend fqinj, forcat politike të një vendi fqinj dhe personalitetet e jetës politike të vendit fqinj siç është Italia, e cila i është gjendur Shqipërisë në mënyrë të vazhdueshme, në momentet me dramatike të saj do të thotë që mbi interesat e vendit tënd të kesh e të mbash e të përkujdesesh për interesat e mafias dhe të lidhjeve të tua që ke me këtë.” /tvklan.al