Shijak/Braktisi fëmijët e mitur, babai kallëzon vajzën


Shijak/Braktisi fëmijët e mitur, babai kallëzon vajzën

11:34 28/10/2016

Një vit më parë, një 33 – vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur, i braktisi këta të fundit dhe u largua për të mos u rikthyer më.

I.M, banuese në Tiranë është shpallur tashmë në kërkin nga policia e Shijakut, pasi babai i saj, 60 – vjeçari S.K, banues në këtë qytet, ka bërë kallëzim në polici.

Ai ka deklaruar se e bija ka braktisur dy fëmijët e saj 12 dhe 8 – vjeçe duke u larguar për në Itali dhe nuk është kthyer më. Të vegjëlit mësohet se aktualisht banojnë në Tiranë tek babai i tyre, K.M.

Policia thotë se po punon për gjetjen e 33 – vjeçares, që do të duhet të përballet me akuzën për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”./tvklan.al






Të ngjashme