Brataj: Nëse mbushen spitalet do hapim stadiumet


Brataj: Nëse mbushen spitalet do hapim stadiumet

15:33 29/11/2020

“Asnjë pacient me COVID s’do mbetet pa trajtuar”

Pavarësisht rritjes se rasteve me koronavirus spitalet COVID kanë ende kapacitetet mjaftueshëm për të trajtuar të sëmuret.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se janë parashikuar te gjitha skenarët dhe qytetareve nuk do t’iu mungoje asnjë moment shërbimi.

Tani jemi tek skenari 3… Do të hapet Covid-4, do të hapen spitalet rajonale, me skenarë të ndryshëm 3 spitale për skenar… Pra kur t’i mbushim të gjitha, do t’i trajtojmë dhe në ambulancë, do t’i trajtojmë dhe në banesë, do t’i trajtojmë dhe nëpër korridore, do t’i trajtojmë edhe në hotele, edhe nëpër stadiume, siç po bën gjithë bota. Pra qytetarët do të asistohen në çfarëdolloj mënyre”.

Në drejtim të numrit 127 mesatarisht shkojnë 3 mijë thirrje në ditë një pjesë e të cilëve janë me COVID. Sipas Bratajt disa kanë marrë shërbim në banesë e të tjerë që kanë qenë të rënduar janë transportuar në 3 spitalet COVID ku aktualisht por trajtohen rreth 471 pacientë.

Tv Klan






Të ngjashme