Brazili kthen stadiumet dhe sallat e kongreseve në spitale
Disa nga stadiumet e futbollit në Brazil dhe salla kongresesh do të shndërrohen në spitale për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus.
Në Sao Paulo, qytetin me numrin më të madh të të vdekurve dhe rasteve të konfirmuara, stadiumi Pacaembu dhe salla e kongreseve Anhembi do të mbajnë 2000 shtretër.
Ndërkohë në Rio de Janeriro, Flamengo tha se ia ka bërë gati ambientet e saj qeverisë, duke përfshirë edhe stadiumin ikonë Maracana. Në Brazil janë konfirmuar më shumë se 15000 raste me koronavirus, ndërsa 25 persona kanë humbur jetën./tvklan.al