Brazili merr medaljen e artë olimpike
Brazili festoi më në fund një finale në mitikun “Maracana”. Skuadra olimpike e futbollit triumfoi pas goditjes së penalltive, duke marrë titullin përballë Gjermanisë.
Neymer ishte protagonist i mbrëmjes së madhe në takimin që përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 6 – 5. Koha e rregullt dhe pjesët shtesë u mbyllën në barazim 1 – 1. Fillimisht shënoi Neymar pas një goditje dënimi.
Përpjekjet e Gjermansë sollën rezultat në pjesën e dytë. Meyer realizoi për skuadrën e drejtuar nga Horst Hrubesch. Pas pjesëve shtesë që nuk ndryshuan rezultatin, gjithçka u vendos me goditjet e 11-metërshave.
Vendimtar përsëri ishte Neymar. Sulmuesi i Barcelona realizoi penalltinë e fundit duke bërë që stadiumi “Maracana” të shpërthejë në festë. Ky sukses i Brazilit është edhe një shpagim për eliminimin nga gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2 vite më parë në takimin e luajtur në të njëjtin stadium.
Tv Klan