Brazili refuzon 20 mln euro nga G7
Akuzon Francën për tentativë kolonizimi të Amazonës
Katastrofa natyrore në Amazonë është kthyer në një përplasje politike. Brazili refuzon ndihmën prej 20 milionë eurosh nga vendet e G7-s, për të përballuar emergjencën e zjarreve në Amazonë.
Shefi i kabinetit të presidentit brazilian Jair Bolsonaro, akuzoi Francën se po tenton të kolonizojë Amazonën, duke anashkaluar sovranitetin e Brazilit mbi 60% të pyllit.
Tensionet mes presidentit francez Macron dhe atij brazilian Bolsonaro kanë prekur kulmin, veçanërisht pas ofendimit të zonjës së parë franceze Brigitte Macron, nga ana e kreut të shtetit brazilian.
Sakaq, 44 mijë trupa ushtarake janë angazhuar prej së dielës në shuarjen e flakëve në Amazonë, me urdhër të presidentit Bolsonaro. Vetëm këtë vit mbi 70 mijë varta zjarri kanë shkrumbuar pyjet e Amazonës, një shifër që përbën rekord historik.
Tv Klan