“Bredhi i Hotovës” shpallet park kombëtar (4 Shkurt 2001)


“Bredhi i Hotovës” shpallet park kombëtar (4 Shkurt 2001)

14:14 04/02/2001

Ky është masivi pyjor, “Bredhi i Hotovës” që ndodhet 30 kilometra në verilindje të qytetit të Përmetit. Në 1200 hektarët që shtrihet ky bredh në lartësinë 400-1200 metra mbi nivelin e detit, ka një larmi drurësh dhe bimësh ku mbizotëron bredhi i bardhë i cili përmban vlera ekologjike dhe turistike karakteristikë vetëm për këtë lloj druri ndaj ai është quajtur në mënyrë figurative “mushkëritë e Ballkanit”. Gjithshtu këtu rriten 25 lloje shkurresh dhe 25 lloje drurësh si lisi, panja, bliri e të tjera.

Por, edhe fauna këtu është e larmishme ku përfshihen ariu, ujku, sorkadhja si dhe macja e zezë dhe kunadhja. Gjatë vitit 1997 ky park u dëmtua seriozisht. Në qindra drru të prerë si dhe gjuetia e paligjshme shkaktuan pasoja të mëdha në ekosistemin e këtij parku natyral. Për ti prerë rrugën shkatërrimit të mëtejshëm, Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit së Përmetit, me anë të një projekti po punon për sensibilizimin e opinionit qytetar e fshatar për mbrojtjen e vlerave që mbart ky park.

Zoti Jamambër Malltezi, koordinator i projektit thotë: “Përveç projektit të rigjenerimit të bredhit ne kemi dhe dy projekte të tjera ku njëri është për mbrojtjen dhe sensibilizimin në Pyllin e Sotirës dhe njëri për mbjellje dhe mbrojtje të biodiversitetit në zonën e Butrintit.”Që nga viti 1996 “Bredhi i Hotovës” është shpallur park kombëtar./tvklan.al






Të ngjashme