Bregdeti i Durrësit zaptohet nga bizneset
Pushuesit, të cilët preferojnë të vendosin çadrën e tyre në hapësirat publike, e kanë të vështirë të gjejnë një vend bosh në plazhin e Durresit.
Brezi i rërës është zaptuar nga privati.
Katër hapësirat publike, pa pagesë, të përcaktuara nga Bashkia, konsiderohen si të pamjaftueshme për pushuesit.
Nga 100 plazhe të planifikuara për këtë sezon, vetëm 4 prej tyre mund të shfrytëzohen për të vendosur çadrën pa pagesë.
Ky raport mes plazheve publike e private është realizuar për shkak se, Bashkia, nuk ka kapacitetet e duhura për të pastruar dhe mirëmbajtur hapësirat publike.
Ndaj, kalimi i plazheve tek privati është parë si lehtësim për administratën e Bashkisë. Por, nga ana tjetër, po kufizon përdorimin e këtyre hapësirave nga pushuesit, që nuk i kanë mundësitë financiare për të paguar një plazh privat.
Tv Klan