Bregdeti i Kunës drejt shkatërrimit nga erozioni


Bregdeti i Kunës drejt shkatërrimit nga erozioni

15:49 29/03/2014 Bregdeti-KunesErozioni detar në Shëngjin ka marrë përmasa shkatërruese për ekulibrin natyror të zonës së Kunës. Ai po depërton në brezin e rërës dhe tani kërcënon edhe vetë lagunën.

Televizioni Klan e ka ngritur disa herë këtë problematikë që lidhet me vijën bregdetare. Specialistët janë të mendimit se erozioni ka shkaktuar dëme te pariparueshme.

Në dijeni të këtij fenomeni me efekte negative për biodiversitetin e zonës është edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Por zgjidhja duket se është ende larg pasi Ministria nuk ka asnjë plan konkret për të ndaluar shkatërrimin e bregdetit.

Specialistët janë ulur disa herë në diskutime dhe kanë dhenë sugjerime konkrete për të parandaluar efeket negative të këtij erozioni shkatërrues, por autoritetet nuk i kanë marrë ato parasysh.





Të ngjashme