18:56 18/06/2017Shkodër/ Një gomone, e cila u konstatua të shtunën nga autoritetet duke lëvizur në afërsi të bregut të detit është gjetur në flakë në vendin e quajtur 'Rana e Hedhun' fshati Rrjoll, Velipojë.
Mjeti, sipas policisë ishte rreth 6 metra i gjatë dhe për shuarjen e fakëve është dashur ndërhyrja e policisë kufitare.
Ndërkohë, përgjatë një hapësire prej 100 metrash në të dy krahët e bregut të detit ku po digjej kjo gomone, policia gjeti rreth 50 kilogramë kanabis të shpërndarë në mënyrë të çrregullt.
Gjithashtu afër gomones u gjet edhe një bidon plastik me rreth 10 litra benzol, i cili dyshohet se është përdorur nga autori/ët.
Autoritetet vijojnë ndërkohë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./tvklan.al