Bregdeti pushtohet nga kandilat blu


Bregdeti pushtohet nga kandilat blu

19:21 06/02/2017

Një ushtri e vërtetë kandilash deti ka pushtuar një plazh në Australi.

Mund të ngjajë si një skenë e shkëputur nga ndonjë film horror, por në fakt kjo ka ndodhur në Deception Bay, në Brisbane.

Fotot e shkrepura gjatë fundjavës tregojnë kandilat blu që kanë mbuluar të gjithë rërën.

Por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi dalja e tyre në breg në fakt është pjesë e një fenomeni tërësisht natyror të njohur

 si "çelja"

.

kandilat-2

"Çelja" e kandilave të detit, sipas ekspertes Lisa – Ann Gershwin, është pjesë e ciklit të tyre të jetës dhe nëse erat fryjnë vetëm djathtas dhe niveli i ujit bie me valën, atëherë ata ngecin në breg.

Ky fenomen zakonisht zgjat një javë, derisa vala vjen dhe i mer kandilat mbrapsht në det.

Kandilat blu zakonisht kapin një masë deri në 35 centimetra rreth e rrotull dhe zakonisht gjenden në juglindje të Queensland./tvklan.al





Të ngjashme