Bregu kundër Bashës: Gabim të bëhen zgjedhjet tani, pa asnjë garanci për rivalët
Ish-ministrja e Integrimit dhe deputetja e PD-së në tri legjislatura, Majlinda Bregu, ka theksuar se zgjedhjet brenda partisë në muajin korrik, në një kohë që askush se ka mendjenaty, e për më tepër pa garanci për rivalët e Bashës që do të garojnë, janë ngabim i madh.
Një ditë pasi Lulzim Basha ngriu të gjitha funksionet e tij si Kryetar i Partisë Demokratike, dy nënkryetarët e kësaj force politike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho hapën zyrtarisht procesin zgjedhor për kreun e ri të PD-së. Vendimi përcakton që zgjedhjet për drejtuesin e ardhshëm të demokratëve do të mbahen në 22 korrik, kohë kur mbaron edhe mandati si kryetar i Lulzim Bashës.Kandidati i parë zyrtar, përballë Lulzim Bashës është ish- deputeti Eduart Selami. Por, Bregu përsërit se po gabohet!
“
Po ju them përsëri: PO GABONI! Të shpallësh një garë në mbi 40 gradë, tamam kur dynjaja se ka mendjen fare tek ky hall dhe ta bësh këtë, pa bërë një mbledhje të të paktën atyre që u fshinë e atyre që u graduan në një mesnatë, pa përcaktuar në një udhëzim se cilat janë garancitë për kandidatët që do hyjnë në garë, pa caktuar standardet për zgjedhje të lira e të ndershme brenda partisë tënde, është jo demokratike! Është njëlloj sikur Lulzim Basha të hynte në zgjedhje parlamentare pa Kod Zgjedhor! Më e pakta!
”, shkroi Bregu në një postim në median Sociale, një ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha delegoi përgjegjësitë e tij organizative tek dy nënkryetarët e Partisë dhe sekretari i Përgjithshëm.
“
Ta konceptosh këtë moment si momentin kur PD-ja duhet të ndahet: me Lulzimin “e ngrirë”apo kundër Lulzimit “të shkrirë”, është gabim.
Ta kthesh sot, tani, PD-në në një shesh për përshesh, pasi shqiptarët na dhanë 190 mijë vota minus, më zi se në zgjedhjet e ’97-ës, është gabim.
Po jua them sot të gjithëve, kujt është me Lulzimin dhe kujt është kundër tij:
Ky mal që po mbarset do të pjellë një mi!
”, tha ajo.
Bregu tha se ajo kërkonte
“heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfarëdo organizate, pavarësisht emrit që ka
.”
Ajo kritikoi Bashën edhe se kishte pretenduar ta drejtonte partisë si Sali Berisha, pa qenë Sali Berisha.
“
Kur kam thënë dhe stërthënë se Sali Berisha nuk përsëritet, nuk imitohet, nuk zëvendësohet, nuk kam folur për një idhull por për një lidership karizmatik, i cili s’lejon të duken boshllëqet, gropat, defektet e organizatës dhe i mbyll ato.
Të pretendosh ta drejtosh PD-në si Sali Berisha, pa qenë ti vetë Sali Berisha, do të thotë të gënjesh vetën e të marshosh verbërisht drejt greminës.
Do të thotë të humbasësh në çdo hap njerëz, të bjerrësh në çdo metër rruge besimin dhe respektin e njerëzve për PD-në.
”
/tvklan.al