Bregu Perëndimor, Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të para në 20 vjet
Izraeli ka miratuar ndërtimin e vendbanimeve të para të reja në më shumë se 20 vjet në Bregun Perëndimor. Kabineti i sigurisë së vendit tha në një deklaratë se ndërtimi i vendbanimeve do të kryhet në zonën Emek Shilo, afër Nablusit.
Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka qenë në negociata me qeverinë amerikane për të reduktuar aktivitetin e ndërtimit të vendbanimeve. “BBC” tha se zyrtarët palestinezë e kanë dënuar vendimin. “Vendimi i sotëm provon edhe një herë tjetër se Izraeli është më i angazhuar t’i drejtohet kolonive të paligjshme se sa t’iu përmbahet kërkesave për që kërkohen për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme”, tha Hanan Ashrawi nga Organizata për Çlirimin e Palestinës. Administrata amerikane nuk e ka komentuar ende vendimin. Vendbanimet e reja do të përdoren për të strehuar familjet here që janë larguar nga Amona, pas vendimit të një gjykate izraelite se aty ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme në tokë palestineze. Netanjahu më pas u premtoi banorëve të Amonës se do të gjente një zonë të re për ta. Çështja e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor kanë qenë burim mosmarrëveshjesh mes Izraelit dhe Palestinës në dekadat e fundit. Më shumë se 600 000 hebre jetojnë në 140 vendbanime të ndërtuara qëkur Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor në vitin 1967./tvklan.al