Brenda 1 muaji, 120 gjoba të vendosura nga Policia Rrugore e Tiranës (10 Prill 2001)
Vetëm brenda muajit mars, Policia Rrugore e Tiranës ka vënë rreth 12 mijë gjoba ku vlera monetare e të cilave është rreth 120 milionë lekë të vjetra. Është një bum i vërtetë të ardhurash për policinë e drejtuar nga Nënkolonel Shehaj ku tashmë janë vjelur 110 milionë lekë duke i arkëtuar këto në kasafortën e policisë. Parakalimi në mënyrë të gabuar, parkimi i palejueshëm, shpejtësi tej normave, mos respektimi i semaforit dhe sigurisht, mungesa e dokumentacioni janë arsyet më të pazakonta të vënies së gjobave nga policët e trafikut.
Numri atyre shoferëve që i plotësojnë këto kushte është goxha i madh. Në fakt shkak është dhe mungesa e mosprofesionalizmit nga shoferët dhe shtimi i rreptësisë nga rrugorët. Gjoba mund t’i vihet shoferit mbi xhamin e makinës në prani të tij, por dhe në mungesë. Çfarë do të thotë që për një shkelje, i gjobituri lajmërohet nga një tjetër polic rrugor duke komunikuar detyrën e gjobës. Nëse nuk paguhet brenda ditës, gjobës i shtohet një shumë prej 7 lekësh në ditë deri në pagimin përfundimtar pranë sporteleve të policisë rrugore, prandaj shoferë të keni kujdes./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj