Brenda 12 orëve, kapen dy persona të shpallur në kërkim
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Mat dhe në Bulqizë, të cilat kanë qenë të shpallur në kërkim.
Në Mat është arrestuar një 39-vjeçar, i dyshuar si anëtar i një grupi që vidhte makina në Tiranë. Në pranga u vu Gentjan Ahmetsulaj i dënuar disa herë për vjedhje.
Policia thotë se 39-vjeçari dyshohet që në bashkëpunim me dy persona të tjerë të arrestuar para 2 javësh, funksiononin si grup duke kryer aktivitet kriminal në fushën e vjedhjeve të automjeteve në qytetin e Tiranës, dhe më pas i dërgonin në qytetin e Burrelit. Për këtë rast, policia ka sekuestruar dy makina tip Benz të dyshuara se janë vjedhur në Tiranë.
Ndërsa në Bulqizë është arrestuar Jurgen Balliu 23 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 3.4 vite burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. /
tvklan.al