Brenda avionit luksoz të familjes mbretërore të Katarit…
Familja mbretërore e Katarit ka vënë në shitje avionin e saj luksoz.
Boeing 747-8 ka 10 tualete luksoze, disa salla pritjeje në dy kate dhe një suitë marramendëse.
I dekoruar në ngjyrë blu, të bardhë dhe të artë, avioni ka edhe një dhomë ku ofrohen shërbime mjekësore dhe një ambient të madh ngrënieje.
Aeroplani fillimisht ishte projektuar për të mbajtur 467 njerëz, por familja mbretërore e Katarit ka eleminuar shumicën e vendeve për të maksimizuar hapësirën.
Tashmë ka vend për 76 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazh-it dhe vlera e tij mund të arrijë në 5 milionë Paund./tvklan.al