Brenda muajit Gusht, fushë sportive edhe në Laprakë
Lapraka do të ketë së shpejti një fushë të re sportive dhe një kënd lojërash për fëmijë. Nisja e punimeve për projektin e ri, që pritet të mbarojë brenda muajit Gusht, u inspektua nga Kryebashkiaku Erion Veliaj. Sipas kreut të Bashkisë, investimet për kryeqytetin po zbatohen sipas projektit të ri urbanistik.
“Për 51 javë kemi zbatuar moton: “Çdo ditë nga një punë konkrete për Tiranën” dhe më vjen mirë që puna konkrete e ditës së sotme, teksa mbyllëm vitin tonë të parë, ka të bëjë me fillimin e një projekti fantastik këtu në njësinë 11, në zonën e Laprakës, që do të përfundojë brenda muajit gusht, me një terren sportiv të cilësisë më të lartë, si fusha basketbolli dhe me një kënd lojërash për të gjithë fëmijët”
Sipas Planit të ri të Përgjithshëm Vendor, Lapraka do të jetë edhe një nga poliqendrat e Tiranës. Brenda këtij viti të gjitha lagjet e reja të Tiranës do të kenë terrene të reja sportive dhe kënde lojërash. Veliaj tha se në fillim të Shtatorit, të gjitha shkollat do të jenë me infrastrukturë të përmirësuar, me të gjithë nevojat që kanë pasur për ngrohje, si dhe ambiente të rikonstruktuara.
Tv Klan
https://www.youtube.com//embed/VBfTlQzYcjI