Brendy i modës Fenty drejt mbylljes
Linja e veshjeve te Rihanna kishte më pak se dy vjet prodhim
Grupi i produkteve luksoze Moet Hennesy Louis Vuitton dhe këngëtarja Rihanna janë dakordësuar të mbyllin brendin e saj të modës “Fenty” pas më pak se dy vjet prodhim.
Teksa, linja e të brendshmëve “Savage X Fenty” do të vazhdojë, ashtu si linjat e kozmetikes “Fenty Beauty” dhe “Fenty Skin”.
Grupi i produkteve luksoze tha se rrobat e gatshme për veshje të “Fenty-t” do të presin deri në krijimin e kushteve më të mira. Nga ana tjetër kritikët e modës thonë se megjithëse Rihanna ka një grup të madh të fansave, çmimet e brendit “Fenty” ishin shumë të larta për shumicën prej tyre. Por grupi i produkteve lukzoze dhe Rihanna u zotuan të përqendrohen në zhvillimin afatgjatë të “ekosistemit Fenty”.
Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, u bë gruaja e parë me ngjyrë që udhëhoqi një shtëpi nën markën Moet Hennesy Louis Vuitton kur filloi “Fenty” në Pranverën e 2019. Lëvizjet e Rihannas në botën e modës kanë bërë që këngëtarja nga ishujt Barbados të lë pas dore karrierën e saj muzikore.
Dikur e njohur për nxjerrjen e një albumi në vit, tashmë ajo nuk ka publikuar një të tillë që nga viti 2016, kur nxori në treg albumin “Anti”.
Klan News