Breshër në mes të verës
E diela ka shënuar temperatura më të ulëta, në krahasim me ditët e kaluara.
Në disa vende nëpër Kosovë, ka pasur momente edhe me reshje të dendura shiu.
Qyteti i Gjilanit përveç shiut, ashtu si një javë më parë u godit edhe nga një breshër i dendur.
Një qytetar ka dërguar një video në klankosova.tv ku shihen reshjet e dendura me shi e breshër.
Pamjet janë kapur në dalje të qytetit, në rrugën që çon për Kamenicë./klankosova