Bretkosa e pavdekshme në trotuarin japonez
Mbijetoi apo nuk u ngjall më? Kjo është pyetja që po mundon përdoruesit e Twitter-it pas postimit të një fotoje të një bretkose në një trotuar japonez.
Më shumë se 60,000 njerëz i kanë parë fotot e hedhura. Duke vrarë mendjen si ajo ka arritur të dalë nga betoni i njomë, përdoruesit e Twitter kanë shkruar një sërë mesazhesh për të. Disa prej teorive të hamendësuara për të janë shumë. Një përdorues i Twitterit beson se ajo kishte qenë në trotuar para se të derdhej betoni./tvklan.al