Brexit, May përpjekje të reja
Theresa May do të takohet me Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, me synim që të zhbllokojë negociatat për Brexit.
Tusk do të takohet me May ditën e sotme, por fillimisht ai do të informohet nga negociatori i BE-së për Brexit, Michael Barnier.
Ky takim vjen pasi bisedimet për Brexit në Bruksel u arrit shumë pak progres.
Barnier tha që Britania duhet të zgjidhë detyrimet që ka drejt BE-së dhe më pas të diskutojë për marrëdhëniet që do të ketë në të ardhmën me unionin.
Por, sekretari i Britanisë për Brexit, David Davis insiston se nuk ka asnjë justifikim nëse vendi do të lëvizë përpara në negociata.
BE-ja thotë se negociatat për Brexit do të zhbllokohen kur Britania të zgjidhë çështjen për “faturën e divorcit.”
Në këtë takim May do të ketë mundësi që me anë të Tusk t’u çojë mesazh të gjithëve liderëve të shteteve anëtare në KE, me synim që negociatorët e BE-së të lejojnë zhvillimin e mëtejshëm të negociatave.
Këshilli do të takohet muajin që vjen për të vendosur nëse ka “progres të mjaftueshëm” për të lëvizur përpara në një marrëveshje të ardhshme tregtare me Britaninë./tvklan.al