Brexit mund të shtyhet
Afati përfundimtar i shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian mund të shtyhet me 2 vite.
Mediat britanike shkruajnë se zyrtarët e unionit po e shqyrtojnë këtë mundësi, teksa deputetët britanikë ende nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për marrëveshjen përfundimtare me Brukselin.
Mundësia e shtyrjes së afatit, që përfundon në 29 Mars u diskutua edhe në takimet që Kryeministrja Theresa May zhvilloi në Egjipt.
Ajo u takua me Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk në samitin e përbashkët mes vendeve europiane dhe atyre arabe.
Tv Klan