Brexit nuk pritet të ketë ndikim në Maqedoni
Institucionet financiare në Maqedoni vlerësojnë se vendi nuk do të ketë ndonjë ndikim negativ nga largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Megjithatë, kursi i valutës vendore, denarit, ka shënuar rënie këto ditë, por Banka Popullore e Maqedonisë thotë se nuk ka hapësirë për shqetësim.
Ndërkohë, vëzhguesit në Shkup parashikojnë një rritje të “euro-skepticizmit”.
Zëri i Amerikës