Brigada e Transportit (5 Gusht 1999)


Brigada e Transportit (5 Gusht 1999)

13:46 05/08/1999

Sot paradite Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Aleks Andoni, Zv/Ministri i Mbrojtjes Boçka të shoqëruar nga kuadro të lartë të Ushtrisë Shqiptare si dhe anëtarë të delegacionit italian të ekspertëve ushtarakë pranë ushtrisë shqiptare përuruan Batalionin e parë të Brigadës së Transportit të ushtrisë sonë. Kolonel Kollçaku, komandant i brigadës i njohu të pranishmit me strukturën organizative të Brigadës e cila është një nga brigadat më kryesore të ushtrisë, rezultat i bashkëpunimit të ushtrisë sonë dhe ushtrive të vendeve të NATO-s .

Në shenjë mirënjohje Gjeneral Andoni i dhuroi disa oficerëve të lartë italianë që kontribuan në ngritjen e këtij Batalioni, dhurata simbolike. Ndonëse e përuruar sot kjo brigadë është përfshirë në veprimet e Ushtrisë Shqiptare që në konfliktin e Kosovës duke përshkruar me mijëra kilometra drejt zonave verilindore për të transportuar trupa e municione për mbrojtjes e kufijve.

Batalioni i parë përbëhet nga 186 mjete të tipeve dhe të tonazheve të ndryshme dhe do të pasohet së shpejti dhe nga dy batalione të tjera të cilat do të pajisen nga ushtria e konfederatës si dhe të qeverisë dhe ushtrisë italiane. /tvklan.al

Gazetar: Teodor Keko






Të ngjashme